Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i ftuar në emisionin “360 Gradë”, në Alast tha se dënon atë që ndodhi dje në Strugë, por mbi të gjitha dënon sjelljen e policisë që nuk pati asnjë reagim nga ana e saj, por shoqëroi korteun deri në fund të saj.
“Mendoj se një herë është skandaloze sjellja e policisë që shoqëronte takimin e djeshëm që kishte të bënte me liturgjinë me rastin e festës së Shën Gjergjit. Institucionet shtetërore duhet të respektojnë ligjin dhe përpara ligjit duhet të jemi të gjithë të barabartë, bëhet fjalë për bashkësi fetare apo njerëz të zakonshëm. Çdo tubim i tillë ku nuk respektohen rekomandimet e qeverisë, janë të rrezikshëm sepse rrezikojnë jetët e qytetarëve, të atyre që janë prezent por edhe të që kanë në shtëpi, prandaj janë të dënueshme mbledhje të tilla”, tha Sela.