Selena Gomez tha ‘po’! Dasma përrallore me Benny Blanco në Kaliforni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këngëtarja dhe aktorja e njohur amerikane, Selena Gomez, i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me producentin muzikor Benny Blanco. Çifti shkëmbeu betimet më 27 shtator në një ceremoni të mbajtur në Santa Barbara, Kaliforni, në prani të rreth 170 të ftuarve.

Sipas revistës prestigjioze Vogue, dasma u zhvillua në ambientin “Sea Crest Nursery” dhe u shoqërua me shumë të ftuar VIP. Mes tyre ishin Taylor Swift, Paul Rudd, Ed Sheeran, Paris Hilton si dhe kolegët e Gomez nga seriali “Only Murders in the Building”, Steve Martin dhe Martin Short.

Gomez u shfaq me një fustan nusërie të bardhë e elegant të Ralph Lauren, ndërsa Blanco zgjodhi një smoking klasik po nga e njëjta shtëpi mode. Në rrjete sociale, këngëtarja publikoi disa foto nga dita e veçantë, të shoqëruara me datën “9.27.25”.

Selena Gomez dhe Benny Blanco u fejuan në dhjetor 2024 pas një lidhjeje njëvjeçare, ndërsa më parë kanë bashkëpunuar edhe në projekte muzikore.

Share This Article