Selfie e Zaevit me Tsipras, lajm në mediat e botës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Para ndërtesës së qeverisë në Shkup, kryeministri grek Tsipras, u prit nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe delegacioni qeveritar, pas çka vijoi një takim i delegacioneve qeveritare të cilin e udhëheqin dy kryeministrat.

Pas takimit të delegacioneve është njoftuar se do të ketë një konferencë të përbashkët për media, në të cilën opinionit do t’i adresohen kryeministrat Zaev dhe Tsipras.

Kjo është vizita e parë zyrtare e një kryeministri grek në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Rikujtojmë se në muajin qershor të vitit të kaluar dy vendet nënshkruan Marrëveshjen e Prespës me të cilën mori fund kontesti shumëvjeçar për emrin.

Siç ishte paraparë në marrëveshje, Maqedonia ndryshoi emrin kushtetues në Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa më 12 shkurt të këtij muaji Qeveria njoftoi se Marrëveshja e Prespës ka hyrë në fuqi.

Share This Article