Selia blu, dyer të thyera, xhama në tokë dhe çdo gjë e shkatërruar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ora News, sjell pamje nga selia e PD një ditë pas protestës se thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha.

Gazetari Everest Dedaj, bën me dije se aktualisht në godinë nuk ndodhet asnjë person, ndërsa në pamje shihet se kati i parë i selisë është i shkatërruar. 

Dyer të thyera, xhama në tokë dhe zyra të shkatërruara, është ajo që ka ngelur në selinë blu një ditë pas protestës së 8 janarit.

Ndërkohë gazetari ka bërë me dije se Basha së bashku me një grup deputetësh ka qëndruar në seli deri në orët e para të mëngjesit.

Kati i parë i selisë është i gjithi i hapur pasi është shkatërruar totalisht. Mësohet se edhe në kat të dytë janë thyer xhamat nga protestuesit të cilët e u ngjitën me shkallë.

Protesta e ditës së djeshme që u zhvillua para selisë së PD, u shoqërua me tensione, gjë e cila ka bërë që policia të ndërhyjë. Kjo e fundit ka shpërndarë protestuesit me ujë dhe gaz-lotsjellës, ndërsa ka shoqëruar në komisariat 59 persona mes tyre 8 të mitur.

Share This Article