Selia blu sot shpall fitoren e Bashës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partia Demokratike këtë të hënë do të shpallë rezultatin përfundimtar për fituesin e zgjedhjeve të kreut të Partisë Demokratike, pas zgjedhjeve të 13 qershorit.

Nga rezultatet e deritanishme, Lulzim Basha ka siguruar mandatin e tretë në krye të partisë së dytë më të madhe në vend. Të dhënat paraprake nga selia blu flasin për një fitore të Bashës me rreth 81% të votave.

Në garën për kreun e ri të PD morën pjesë pak më shumë se 41 mijë demokratë nga mbi 75 mijë të regjistruar si anëtarë të kësaj partie.

Ndërkohë Basha ka kryesuar me rezultatin, duke lënë pas tre kandidatët. I dytë pas Bashës është renditur Agron Shehaj, me 14.8 përqind të votave, duke lënë pas me 2.4 përqind Edit Harxhi dhe me 1.8 përqind Fatbardh Kadillin.

Share This Article