Selia e Radio Televizionit Publik Italian ndriçohet me emrat e 77 gazetarëve të vrarë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Selia e RAI (Radio televizioni Publik Italian) në Romë, është ndriçuar këtë mbrëmje me emrat e 77 gazetarëve italianë të vrarë gjatë punës së tyre për të përcjellë një informacion të vërtetë e të plotë.

Kjo iniciativë bëhet në kuadër të 2 nëntorit, Ditës Botërore në nderim të gazetarëve viktima dhe si mesazh për t’i dhënë fund padënueshmërisë ndaj krimeve kundër gazetarëve.

Emrat e tyre do të qëndrojnë të ndriçuar në fasadën e selisë së RAI deri mëngjesin e 3 nëntorit.

Kjo ditë u vendos nga OKB në vitin 2 nëntor 2013, pas vrasjes të dy gazetarëve francezë në Mali.

Sipas të dhënave të raportit të fundit nga UNESCO, janë 998 gazetarë që gjatë 10 viteve të fundit kanë humbur jetën për shkak të punës së tyre.

Prej vitit 1990 e deri më sot numri i gazetarëve viktima në krye të detyrës është 2644.

Në çdo 10 raste, në 9 prej tyre mbeten pa u dënuar nga drejtësia.

Share This Article