ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera! 3 hours ago
Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të… 3 hours ago
“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi… 3 hours ago
“Vila, 300 apartamentet dhe 2 jahte”, Berisha rendit pasuritë e Ballukut: T’i falet Zotit që Shqipëria s’ka dënimin me vdekje 3 hours ago
Berisha paralajmëron grevë urie: Protesta e 22 dhjetorit do të marrë tjetër formë! 3 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Selimi: Qytetarët votuan reciprocitetin para taksës

albnews by albnews
27 February, 2020
in Kosova
0
Rexhep Selimi premton reciprocitet të plotë me Serbinë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka thënë në Interaktiv të KTV-së se masat reciproke paraqesin barazi dhe se këtë parim, partia e tij dhe kryeministri i tashëm, Albin Kurti, e kanë pasur prej vitesh.

Ai ka treguar se taksa mbi mallrat serbe e vendosur nga Qeveria Haradinaj, nuk është e mjaftueshme dhe se duhet të ketë reciprocitet edhe ekonomik e politik, pos atij tregtar.

RelatedPosts

SHBA: Duam të bashkëpunojmë me qeverinë e re të Kosovës

BE heq masat ndaj Kosovës, Von Der Leyen: 216 milionë euro ndihmë financiare për vendin

Kosovës i lirohen 205 milionë euro nga BE-ja, në fillim të vitit të ardhshëm

“Reciprociteti nuk duhet të kuptohet si masë kundër serbëve, duhet të kuptojmë se reciprocitet do të thotë barazi, ose e kundërta është inferioritet ndaj Serbisë”, ka thënë Selimi.

Ai ka folur edhe për kundërshtimin që po paraqet AAK-ja dhe lideri i saj, Ramush Haradinaj. Këtë e ka quajtur si opozitëbërje.

“Unë e kuptoj si opozitëbërje, edhe si qëndrim fer. Ne nuk ua kemi borxh t’ua ndërrojmë pozicionin politik. Në fushatë, AAK-ja është futur duke e mbrojtur taksën, e ne me premtimin se do ta zëvendësojmë me reciprocitet. Qytetarët i kanë pasur përpara të dy opsionet dhe kanë votuar reciprocitetin”, ka shtuar ai.

Sipas tij, VV-ja nuk ka ndryshuar qëndrim. Madje, tha se është pikërisht AAK-ja që ndryshoi qëndrim, pasi në zgjedhjet e vitit 2017 erdhi duke e kundërshtuar demarkacionin, e më pas e votoi atë.

Selimi ka thënë se VV-ja çdo herë ka përkrahur nismat e mira në Kuvend sa ishte në opozitë dhe ka uruar edhe opozitën e tashme të veprojë njëjtë.

“Nuk kemi kundërshtuar gjithçka. I kemi kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë, sidomos të 19 prillit. E kemi kundërshtuar Gjykatën Speciale. Uroj që këta të na mbështesin se i kemi mbështetur ne ata”, ka shtuar ai.

Ka folur edhe për aktakuzat e para që pritet të ngritën. Për rastin e tij nuk ka informata të reja, por shtoi se “Kosova është mbi të gjithë”.

“E pritshme, për fat të keq, por jo e çuditshme. Është dashur të dihet kjo punë më 2015. Ata që e kanë votuar të mos na ankohen shumë. Ne e kemi kundërshtuar atëherë. Nuk e di a kam aktakuzë, asnjë nga ne nuk e di, para se të shpëtojmë ne, le të shpëtojë Kosova dhe lufta e saj”, u shpreh ai.

Selimi ka folur edhe për prioritetet e Qeverisë Kurti. Ka thënë se agjenda legjislative do të ketë fjalën kryesore. Për shkarkimet ka thënë se ishin të pritshme.

“S’ka shkarkime masive, është dashur të dihet se nga fuzionimi i ministrive prej 21 në 15 do të jenë po kaq sekretarë, janë reduktuar ministrisë dhe sekretarët. Sa i përket shkarkimit të Bordit të Telekomit, Qeveria e ka implementuar një rezolutë të Kuvendit”, ka thënë ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera!

Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera!

19 December, 2025
Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të…

Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të…

19 December, 2025
“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi…

“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi…

19 December, 2025
“Vila, 300 apartamentet dhe 2 jahte”, Berisha rendit pasuritë e Ballukut: T’i falet Zotit që Shqipëria s’ka dënimin me vdekje

“Vila, 300 apartamentet dhe 2 jahte”, Berisha rendit pasuritë e Ballukut: T’i falet Zotit që Shqipëria s’ka dënimin me vdekje

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result