Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po kërkon fajtor për krijimin e Asocacionit të komunave serbe.
Thaci para disa kohëve tha se krijimi i Asocacionit nga Kosova do të ishte gabim.
“Thaçi po kërkon fajtor për “Zajednicën””, tha Selimi.
“Ashtu sikur kërkoi fajtor për Gjykatën Speciale ai po kërkon fajtor edhe për Zajednicën. Ai e ka krijuar vet atë dhe tani po hedh fajin tek të tjerët”, shtoi ai.