Të gjithë duhet të jemi të kënaqur me faktin që pas 20 vitesh jemi regjistruar. Do të gjejmë gjithmonë të meta, mangësi dhe komente.
Shifrat janë të njëjta, regjistrimi është i njëjtë, kemi informacione se fokusi i publikut vitin e kaluar ka qenë te komisioni i regjistrimit dhe çfarë do të ndodhë dhe a do të mund të bëjmë fare regjistrim.
Ka qenë në rrethana të vështira dhe më të komplikuar se në vitin 2011, thotë ish-ministri i Shëndetësisë Imer Selmani në emisionin “24 Analiza”.
Sipas tij, debati duhet të jetë në shifrat që kanë ndodhur në këto 20 vite, ku jemi dhe ku na dërgojnë të gjitha këto të dhëna.
“Për herë të parë pas pavarësisë kemi regjistrimin më gjithëpërfshirës, që do të thotë se për herë të parë me ligj është bërë regjistrimi i popullsisë rezidente dhe jorezidente, që është një ndryshim cilësor në krahasim me regjistrimet e tjera.
Është statistikore kudo në botë, fatkeqësisht kemi edhe implikime politike. Prandaj, vlerësoj se debatet pas rezultateve janë për shkak të të drejtave politike dhe implikimeve që përmban Kushtetuta jonë”, shton Selmani./