Selmani: Nëse Ali Ahmeti jep dorëheqje nga kryesimi i partisë, kjo do të ndikojë në BDI

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në opinion ndahen mendimet nëse BDI është BDI vetëm me Ali Ahmetin.

Shumica e shqiptarëve në Maqedoni besojnë se nëse Ahmeti jep dorëheqje nga udhëheqja e partisë, kjo do të ndikojë në BDI në kuptimin që strukturat e tjera në parti do të zgjohen, tha ish-ministri Imer Selmani, për “Utrinski Brifing”.

“Cërvenkovski u largua nga LSDM, ndërsa Georgievski nga OBRM-PDUKM, por këto parti i mbijetuan kësaj. Në anën tjetër, me largimin e Arben Xhaferit, partia e tij PDSH ka pësuar pasoja të rënda sa i përket popullaritetit te votuesit”, tha Selmani.

Ai komenton se nëse partitë më të vogla të shqiptarëve në Maqedoni mësojnë të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, atëherë është e mundur që bashkimi i partive të çojë në largimin e BDI-së nga kjo pozitë që ka mbajtur në 20 vitet e fundit.

Share This Article