Senati amerikan kundër idesë së Trampit për tërheqje nga Siria dhe Afganistani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Army Chief of Staff Gen. Raymond T. Odierno reenlists soldiers from Forward Operating Base Frontenac, Feb. 22, 2013. Odierno had a small group discussion and lunch with the soldiers following the ceremony. (U.S. Army photo by Sgt. Ashley Bell)

Senati i Shteteve të Bashkuara miratoi një masë simbolike që kundërshton urdhrin e presidentit Donald Trump, për t’i tërhequr trupat amerikane nga Siria dhe Afganistani.

Masa është një amendament jodetyrues, i cili thotë se grupet islamike militante vazhdojnë të paraqesin kërcënim për Shtetet e Bashkuara.

Meqenëse Trump është republikan dhe republikanët e kontrollojnë Senatin, kalimi i masës shihet si shenjë e mospërputhjes për një çështje të rëndësishme të politikës së jashtme.

Amendamenti, i cili u miratua me 70 vota për dhe 26 kundër, thotë se ka përparim në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik, si dhe atyre të Al-Kaidës në Siri dhe Afganistan.

Por, ai po ashtu paralajmëron se “tërheqja e shpejtë” e trupave amerikane, mund ta destabilizojë rajonin dhe të krijojë një vakuum, që mund të mbushet nga Irani ose Rusia.

SHBA ka rreth 2,000 trupa amerikane, që aktualisht shërbejnë në Siri dhe rreth 11,000 në Afganistan.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply