Senati amerikan miratoi Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Senati amerikan miratoi sot Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO.  “Për” votuan 91 senatorë, ndërsa 2 ishin kundër.

Paraprakisht gjatë ditës Senati votoi që Protokolli për në NATO të miratohet me procedurë të përshpejtuar.  Ditë ma parë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO e ratifikuan edhe Italia dhe Britania e Madhe, ndërsa Franca e miratoi leximin e parë. Në bazë të kësaj, për të përfunduar e gjithë procedura, dhe Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e plotfuqishme edhe 4 vende duhet ta ratifikojnë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Share This Article