Senati Amerikan refuzon kandidaturën e Biden, David Kostelancik nuk miratohet si ambasador i Shqipërisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Senati amerikan nuk e ka miratuar emërimin e David Kostelancik si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Senati i ka kërkuar Presidentit të SHBA, Joe Biden, që të miratojë një kandidat të ri për postin e ambasadorit në vendin tonë.

David Kostelancik u emërua si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Tiranën zyrtare nga Presidenti Biden më 24 Janar 2023, por Senati nuk e ka miratuar këtë kandidaturë.

Kostelancik ka shërbyer në Shqipëri edhe në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën amerikane në Tiranë. Ai është një diplomat me një karrierë 30-vjeçare.

Ka shërbyer dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë, në misionet e SHBA-së në OSBE dhe NATO, si edhe në Ankara të Turqisë.

Share This Article