Senati amerikan ka konfirmuar nominimin e diplomatit të karrierës, Christopher Hill si amabasador në Serbi, raporton Gazeta Express.
Konfirmimi i Hill si ambasador fuqiplotë është bërë më 10 mars 2022 dhe i njëjti është nominuar nga Presidenti Joe Biden para pesë muajsh.
Christopher Hill do ta zëvendësojë ambasadorin Anthony Godfrey si shef i misionit diplomatik të ShBA-së në Beograd.
“Christopher R. Hill, nga Rhode Island, të jetë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Serbisë”, thuhet në njoftim.