ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Faqet e para të gazetave në UK 12 hours ago
Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve 12 hours ago
Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet 12 hours ago
Teatri u shemb, spektakli vazhdon 12 hours ago
Kush është “zbatuesi hije” i Shtëpisë së Bardhë, me ndikim të jashtëzakonshëm te Trump 12 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Senati në Amerikë nis gjykimin e Trumpit

albnews by albnews
9 February, 2021
in Bota
0
Trump, kandidat për çmimin Nobel për Paqen
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Senati i Shteteve të Bashkuara nisi të martën gjykimin e ish-presidentit Donald Trump, nën akuzat për nxitje të kryengritjes, më 6 janar.

Atë ditë, mbështetësit e Trumpit kanë sulmuar dhunshëm ndërtesën e Kongresit amerikan, derisa ligjvënësit kanë qenë duke certifikuar fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

RelatedPosts

Legjenda e ekranit francez, Brigitte Bardot ndërron jetë në moshën 91-vjeçare

Kush është “zbatuesi hije” i Shtëpisë së Bardhë, me ndikim të jashtëzakonshëm te Trump

Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës

Pesë persona, përfshirë një zyrtar të policisë, janë vrarë në trazira.

Gjyqi u hap me një votim procedural mbi një marrëveshje dypalëshe, që përcakton rregullat e gjyqit, e cila u miratua.

Senati më pas vazhdoi me debatin nëse ndjekja penale e ish-presidentit është kushtetuese.

Shumica e republikanëve të Senatit thanë se besojnë se nuk është kushtetuese – gjë që sugjeron se ish-presidenti republikan do të dalë i pafajshëm.

Sipas demokratëve, një fjalim i Trumpit më 6 janar, si dhe pretendimet e pabazuara të tij për mashtrime në zgjedhje, e kanë provokuar turmën për të sulmuar Kongresin.

Avokatët e Trumpit, në anën tjetër, pritet të argumentojnë se retorika e tij, që hedh dyshime mbi rezultatin e zgjedhjeve, është liri e shprehjes, e mbrojtur me Kushtetutë.

Gjykimi pritet të zgjasë së paku një javë.

Duke filluar nga e mërkura, prokurorët dhe mbrojtja kanë deri në 16 orë kohë për të ofruar argumentet e tyre – por jo më shumë se tetë orë në ditë.

Më vonë, senatorët do të kenë kohë për të bërë pyetje dhe mund të ketë votime shtesë procedurale.

Sipas një sondazhi të kryer nga ABC Neës dhe Qendra e Kërkimeve Ipsos, shumica e amerikanëve – 56 për qind – duan që Senati amerikan ta dënojë Trumpin dhe, në këtë mënyrë, ta ndalojë atë të udhëheqë ndonjë zyrë publike në të ardhmen.

Megjithatë, 50 demokratët e Senatit do të kenë nevojë për votat e së paku 17 republikanëve për ta dënuar ish-presidentin.

Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga demokratët, ka votuar për shkarkimin e Trumpit pak ditë para se ai të përfundonte mandatin presidencial, më 20 janar.

Në vitin 2019, Trump është përballur edhe me një proces tjetër të gjykimit, nën akuzat se i ka bërë presion Ukrainës për të zbuluar informacione të dëmshme për Joe Bidenin, i cili pritej të ishte rival i tij në zgjedhjet e vitit 2020.

Senati nuk e ka fajësuar Trumpin në atë proces.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Faqet e para të gazetave në UK

Faqet e para të gazetave në UK

28 December, 2025
Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve

Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve

28 December, 2025
Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

28 December, 2025
Teatri u shemb, spektakli vazhdon

Teatri u shemb, spektakli vazhdon

28 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result