Senati pranon aktakuzën kundër Trump, pritet fillimi i procesit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas disa javëve pritjeje, Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë sot për të dërguar në Senat aktakuzën që ajo ka ngritur kundër presidentit amerikan,  Donald Trump, etapa e fundit para fillimit të procesit për shkarkimin e presidentit republikan.

Presidentja demokrate e Dhomës dhe kundërshtarja kryesore e Donald Trump në Kongres, Nancy Pelosi njoftoi sot, në përfundim të një takimi me dyer të mbyllura me zgjedhësit e saj, se aktakuza do të dërgohet më në fund në Senat, me maxhorancë republikane, pas një votimi të fundit në seancën plenare në Dhomën e Ulët.

Pas votimit historik në Dhomën e Përfaqësuesve më 18 dhjetor, ku akuzat për abuzim me pushtetin dhe pengim të mbarëvajtjes së Kongresit u ngritën kundër Donald Trump, Nancy Pelosi vonoi dërgimin e aktakuzës në Senat me shpresën për të marrë garanci mbi organizimin e një procesi të drejtë./ATSH/

Share This Article