Senatori amerikan bën thirrje për tërheqjen e trupave nga Kosova nëse s’hiqet taksa

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Senatori amerikan David Perdue ka komentuar situatën aktuale politike në vend, pas mos marrjes së vendimit për heqjen e taksës nga Qeveria e Kosovës.

Perdue në një shkrim të bërë në rrjetin social Twitter, ka shkruar se për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai thotë se tani me përparimin historik që është bërë mes dy shteteve, është në dorë të Kosovës që të bëjë pjesën e vet, si dhe të shfuqizojë tarifën e vendosur ndaj Serbisë.

Senatori amerikan shton se nëse Kosova nuk është e përkushtuar për paqe, atëherë, Shtetet e Bashkuara duhet të shqyrtojnë praninë e trupave aty.

“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me progresin e bërë historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha detyrat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA. duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, ka shkruar ai./GazetaExpress/

David Perdue@sendavidperdue

For over two decades, US forces have helped keep the peace between Kosovo & Serbia. Now, with historic progress in sight, Kosovo must do its part & abolish all duties imposed on Serbia.

If Kosovo is not fully committed to peace, then the US should reconsider its presence there.513:07 AM – Mar 10, 2020

Share This Article