Senatorja Elizabeth Warren tërhiqet nga gara presidenciale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Senatorja demokrate, Elizabeth Warren i ka dhënë fund fushatës së saj presidenciale, pas rezultateve të dobëta gjatë votimeve që pati në Super të Martën.

Warren, 70 vjeçare, nuk arriti të merrte përkrahjen e mjaftueshme për të vazhduar garën në dëshirën e saj të kamotshme, për të siguruar nominimin e demokratëve në garën presidenciale.

Siç ka njoftuar një bashkëpunëtore e ngushtë e Warrenit, ajo mori një vendim të tillë për shkak të rezultateve të dobëta, si dhe presionit nga disa qarqe demokratike.

Gara për kandidatin e demokratëve që do të garojë për ballë presidentin republikan Donald Trump, në zgjedhjet e nëntorit, shihet si një garë mes ish-zëvendëspresidentit Joe Biden, 77 vjeç dhe Senatorit, Bernie Sanders, 78 vjeç.

Share This Article