Senegali është finalisti i parë i Kupës së Afrikës në futboll.
Në ndeshjen gjysmëfinale që u zhvillua të mërkurën mbrëma, Senegali e ka mposhtur Burkina Fason me rezultatin 3:1.
Pjesa e parë u mbyll 0:0. Fitoren senegalezët e arritën në pjesën e dytë.
Abdou Diallo shënoi golin e parë në minutën e 70-të. Pas gjashtë minutash (76’), Idrissa Gueye realizoi golin e dytë. Asistues te goli i dytë ishte Sadio Mane.
Ndërkaq, Mane shënoi golin e tretë tre minuta para fundit.
Golin e vetëm për Burkina Fason e realizoi Ibrahim Blati Toure në minutën e 83-të.
Kjo do të jetë hera e tretë që Senegali do të luajë në finale. Dy herë ka dështuar në finale. Senegalezët nuk e kanë fituar asnjëherë Kupën e Afrikës.
Finalja e Kupës së Afrikës do të luhet me 6 shkurt. Senehali e pret në finale fituesin e gjysmëfinales ndërmjet Egjiptit dhe Senegalit që zhvillohet te enjten prej orës 20:00.

