Serbi/ Dhëndri ofron tabakanë me kokainë, e thith nusja dhe i gjithë fshati

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zakonisht, gjatë dasmave në Ballkan pluhuri i bardhë karakteristik është vetëm ai i llokumeve, por për të pranishmit e një ceremonie në Serbi, me sa duket është ndryshe.

Po bën xhiron e rrjeteve sociale një video ku shfaqen dasmorët që në kulmin e haresë, konsumojnë haptazi një substancë që duket si kokainë, e servirur nga tabakaja e një prej të pranishme, ndoshta vetë dhëndri, që në dorën ku nuk mban tabakanë mban një flamur serb dhe ia merr këngëve tradicionale, madje edhe koreve si “i gjithë fshati mbush hundët me të bardhë”. 

Ajo që është e sigurt, në videon që nuk dihet kur është xhiruar, por që është transmetuar live në Twitter, është që në konsumimin e drogës shfaqet nusja dhe një zonjë e moshuar që fillimisht duket skeptike, por më pas i bashkohet çmendurisë kolektive, duke thithur pluhurin e ndaluar. 

Share This Article