ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Harxhoi lekët e burrit në kumar dhe shkoi të grabiste vjehrrën, si nusja m*sakroi të moshuarën brenda banesës: Më njohu 2 hours ago
Grabitet vila e Jamie Vardy, hajdutët vjedhin bizhuteri me vlerë 80 mijë paund 2 hours ago
Berisha reagon ndaj Marta Kos: Deklarata e saj për zgjedhjet e frymëzuar nga propaganda e paguar e Ramës 2 hours ago
Vritet në një atentat këngëtarja 22-vjeçare në Los Angeles 3 hours ago
Dhëndri helmoi prindërit e nuses me valium për t’u vjedhur pensionin, e moshuara: Na pyeti ‘si jeni’, më pas… 3 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Serbia arreston një ish-pjesëtar të UÇK-së

albnews by albnews
25 November, 2025
in Kosova
0
Serbia arreston një ish-pjesëtar të UÇK-së
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Serbia tha të martën se ka arrestuar një ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të identifikuar me iniciale A.Q. Sipas Ministrisë serbe për Punë të Brendshme ai dyshohet se gjatë luftës në Kosovë ka kryer veprën penale të organizimit të një grupi dhe nxitjen për kryerjen e gjenocidit dhe krimeve të luftës.

Në njoftim pretendohet se i dyshuari në prill të vitit 1998 i është bashkuar shtabit lokal të UÇK-së për fshatin Romajë në komunën e Prizrenit dhe se si pjesëtar i brigadës 138 “Agim Ramadani” ka marrë pjesë në sulmin ndaj posti kufitar serb në Koshare në vitin 1999.

RelatedPosts

Kosovë/ Uraniumi i varfëruar – trashëgimi e harruar e luftës

Kosove/ Kostoja e zgjedhjeve të parakohshme 7,771,486.53 euro

LDK nominon Abdixhikun kandidat për kryeministër

Të dyshuarit A.Q. (1973) i është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh dhe MPB-ja serbe shtoi se në prokurorinë kompetente ndaj tij do të dorëzohet një kallëzim penal.

Autoritetet në Kosovë ende nuk kanë reaguar për këtë pretendim të Serbisë.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar me pyetje Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për këtë çështje dhe është në pritje të përgjigjes.

Viteve të fundit, në Serbi janë arrestuar disa qytetarë të Kosovës, të cilët Beogradi pretendon se kanë kryer krime të luftës.

Në korrik të këtij viti, Lulzim Halili u arrestua nga Serbia nën dyshimet për krime lufte dhe nën pretendimet se kishte qenë pjesë e brigadës 138 “Agim Ramadani” në Koshare. Atëbotë, Organizata e Veteranëve të UÇK-së, tha se emri i tij nuk figuronte në listën e veteranëve e as në atë të pjesëmarrësve në këtë betejë.

Në Koshare ishte një post ushtarak i Ushtrisë së Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ) në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku nga 9 prilli 1999, gjatë bombardimeve të NATO-s mbi RFJ, për 67 ditë u zhvilluan luftime mes ushtrisë jugosllave dhe UÇK-së.

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë më vonë bëri të ditur se në betejën e Koshares u vranë 108 pjesëtarë të Ushtrisë Jugosllave. Zyrtarët nga Kosova thanë se janë vrarë 114 pjesëtarë të UÇK-së. Autoritetet jugosllave thanë se NATO bombardoi Kosharen në maj të vitit 1999.

Beteja në këtë post kufitar mes RFJ-së dhe Shqipërisë përfundoi më 14 qershor, kur Ushtria e Jugosllavisë u tërhoq nga Kosova në bazë të marrëveshjes me të cilën përfunduan bombardimet e NATO-s mbi RFJ.

NATO-ja i nisi sulmet në caqet ushtarake policore në ish-Jugosllavi pas masakrës së Reçakut, në mars të vitit 1999.

Pas 78-ditësh të sulmeve, bombardimet u ndërprenë më 10 qershor 1999, me Marrëveshjen Teknike të Kumanovës, e cila parashihte tërheqjen e të gjitha forcave ushtarake dhe policore serbe nga Kosova.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, më 9 prill në Serbi shënohet si një betejë heroike e forcave ushtarake të Jugosllavisë, pjesë autonome e së cilës në atë kohë ishte Kosova, ndërsa në Kosovë kremtohet si fitore e UÇK-së.

Serbia gjatë viteve ’90 e karakterizoi UÇK-në si organizatë terroriste, ndërsa për Kosovën, UÇK-ja është organizata që mbrojti popullsinë lokale nga represioni i forcave të armatosura jugosllave./REL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Harxhoi lekët e burrit në kumar dhe shkoi të grabiste vjehrrën, si nusja m*sakroi të moshuarën brenda banesës: Më njohu

Harxhoi lekët e burrit në kumar dhe shkoi të grabiste vjehrrën, si nusja m*sakroi të moshuarën brenda banesës: Më njohu

25 November, 2025
Grabitet vila e Jamie Vardy, hajdutët vjedhin bizhuteri me vlerë 80 mijë paund

Grabitet vila e Jamie Vardy, hajdutët vjedhin bizhuteri me vlerë 80 mijë paund

25 November, 2025
Berisha reagon ndaj Marta Kos: Deklarata e saj për zgjedhjet e frymëzuar nga propaganda e paguar e Ramës

Berisha reagon ndaj Marta Kos: Deklarata e saj për zgjedhjet e frymëzuar nga propaganda e paguar e Ramës

25 November, 2025
Vritet në një atentat këngëtarja 22-vjeçare në Los Angeles

Vritet në një atentat këngëtarja 22-vjeçare në Los Angeles

25 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result