“Serbia dhe Rusia me luftë hibride”- Rrëfimi i Kurtit për qeverinë e re, zgjedhjet dhe Amerikën

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Albin Kurti flet për gjithçka.

Në një intervistë për KosovaPress në 27 vjetorin e krijimit, kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, ka treguar qëndrimet e tij për shumë çështje që prekin Kosovën.

Për qeverinë e re Kurti konfirmoi se do të formohet menjëherë sapo të certifikohet rezultati i zgjedhjeve të dhjetorit.

“Unë nuk mund të them që do të ketë ndryshime të mëdha, nuk do të ketë ndryshime të mëdha, por nuk mund të them as që do të jetë identike”, tha Kurti.

Me opozitën u shpreh i gatshëm që të bashkëpunojë lidhur me marrëveshjet ndërkombëtare, por shumicën në kuvend do ta bëjë me partitë e pakicave jo serbe. Kurti paralajmëroi se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje nëse dështon procesi për zgjedhjen e presidentit të vendit. Kryeministri në detyrë foli edhe për aspektin e sigurisë.

“Serbia dhe aleatët e saj, në radhë të parë Federata Ruse me presidentin despotik Putinin, nuk kanë zhvilluar vetëm luftë me sulme kinetike, me sulme terroriste, me agresion shtetëror, ku e kanë vënë në shërbim edhe xhandarmërinë, policinë, ushtrinë, e sidomos shërbimin e tyre sekret BIA, por ata njëkohësisht kanë bërë edhe një luftë hibride, që nuk është abstrakte, por është konkrete”, tha më tej Kurti.

Kurti foli edhe për raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ka pasur një pezullim të planifikimeve dhe përgatitjeve për dialogun strategjik. Ne, me kanalet tona zyrtare shtetërore, të gjithë zyrtarët shtetërorë që kanë përgjegjësi në politikën e jashtme, punojnë intensivisht. Ne jemi në komunikim të rregullt me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës këtu në Prishtinë, në mënyrë që të gjitha ato çështje që janë diskutabile t’i sqarojmë dhe në këtë mënyrë edhe në aspektin diplomatik t’i kemi marrëdhëniet e shkëlqyeshme”, shtoi Kurti.

Sa i përket anëtarësimit në Këshillin e Europës, në NATO, madje edhe në Bashkimin Europian deri në përfundim të mandatit të tretë, Kurti është më i rezervuar, por thotë se Kosova do t’i kryejë të gjitha obligimet e veta. Ndër të tjera, për dialogun me Serbinë në mandatin e radhës, ai thotë se do të insistojnë sërish për nënshkrimin e marrëveshjes bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit, të dakorduar në vitin 2023, teksa vendos theksin tek garancitë juridike të nevojshme për zbatimin e saj. 

Share This Article