ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video) 5 hours ago
Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama 5 hours ago
Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi 5 hours ago
Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona 5 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 5 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Serbia kërcënon me kthim të ushtrisë në Kosovë

albnews by albnews
9 December, 2022
in Kosova
0
Serbia kërcënon me kthim të ushtrisë në Kosovë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Serbia ka kërcënuar me kthim të ushtrisë në territor të Kosovës. Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Serbia po shqyrton mundësinë që t’i çojë 1000 forca të sigurisë në territor të Kosovës, pak orë pasi Policia e Kosovës shtoi praninë në veri të vendit.

Në një konferencë për media të enjten në mbrëmje, Petkoviqi ka thënë se në veri janë aktualisht 300-350 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, përfshirë pjesëtarë të njësisë speciale, edhe pse kjo është demantuar nga institucionet e Kosovës, transmeton “N1”.

RelatedPosts

Hill: Nuk besoj dhe as s’kam dëgjuar që Thaçi të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme

Serbi që u rrëmbye në Kosovë, Osmani: Është në gjedje të rëndë, ky është një provokim i rëndë

Dyshimet për manipulime në Mitrovicë, PDK do të dorëzojë ankesë në PZAP

Ai ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për “veprime të dhunshme”, e “tentim okupimi të veriut”.

Ka thënë se “Beogradi do ta konsiderojë kthimin e deri 1000 forcave të sigurisë në territor të Kosovës, në përputhje me Rezolutën 1244, në veçanti neni 4 i kësaj rezolute dhe neni 6 i aneksit të dytë”.

Petkoviqi, në konferencën në Beograd, ka thënë se “Perëndimi dhe Prishtina” duhet ta kuptojnë se çka ka dashur të thotë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kur është shprehur se “s’do të lejojë më kurrë një ‘Stuhi’ tjetër”.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës po “i bën të vuajnë serbët”.

Të enjten, Policia e Kosovës rriti praninë në veri, pas sulmeve që u bënë në komunat veriore në dy ditët e fundit, teksa zyrtarët komunalë të zgjedhjeve tentuan t’i hapin zyrat e tyre në këto komuna në përgatitjet për zgjedhjet lokale.

Zgjedhjet për kryetar të katër komunave në veri: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, janë caktuar që të mbahen më 18 dhjetor. Ndërkaq, zgjedhjet për kuvendet komunale në komunat Zveçan dhe Leposaviq do të mbahen më 25 dhjetor.

Të martën në Zubin-Potok dhe në Mitrovicë të Veriut, zyrtarët komunalë të zgjedhjeve dhe zyrtarët policorë, derisa kanë tentuar t’i hapin zyrat e Komisioneve Komunale Zgjedhore, janë sulmuar me shok-bomba dhe të shtëna në ajër, nga persona të panjohur. Si pasojë e kësaj atyre u është pamundësuar vazhdimi i procesit përgatitor për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri. Sulme në veri ka pasur edhe të mërkurën.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se rritja e pranisë është bërë me qëllimin e ofrimit të sigurisë për qytetarët në veri.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar zyrtarisht që këto zgjedhje të shtyhen, për shkak të sigurisë, ndërsa Sveçla ka thënë se një rekomandim për këtë çështje do të dalë së shpejti nga institucionet e sigurisë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video)

Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video)

11 November, 2025
Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama

Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama

11 November, 2025
Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi

Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi

11 November, 2025
Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona

Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona

11 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result