“Serbia përpara presionit”, Vuçiç: Perëndimi kërkon zgjidhje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç u shpreh gjatë një interviste të fundit për mediat vendase se Serbia ndodhet përballë një presioni në rritje nga Perëndimi për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, ndërkohë që nuk sheh një marrëveshje të shpejtë që të arrihet me Kosovën.

I pyetur nga gazetari, Vuçiç shtoi se fuqitë perëndimore kërkojnë një zgjidhje për çështjen e Kosovës, por sipas tij situate është tepër e komplikuar.

“Asgjë nuk duhet të hidhet poshtë paraprakisht, por me sa shoh, gjithçka është e vështirë për Serbinë dhe nëse duhet të them qartë në këtë moment, nuk na kanë dhënë asnjë shans”, tha ai, duke iu referuar diskutimeve për nismën franko-gjermane.

Vuçiç pritet të takohet gjatë së premtes me ambasadorët e vendeve kryesore perëndimore për të diskutuar rreth propozimeve të fundit për një marrëveshje, ndërsa të enjten u takua me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.

Share This Article