ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën…  2 hours ago
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv  2 hours ago
Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë  2 hours ago
Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit 2 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Serbia po i fshin adresat e shqiptarëve në Luginë

albnews by albnews
25 January, 2021
in Bota, Kosova
0
Serbia po i fshin adresat e shqiptarëve në Luginë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ekspertë dhe qytetarë shprehin shqetësimin e tyre se adresat e vendbanimeve të shqiptarëve në Serbi po pasivizohen (fshihen) në heshtje nga autoritetet serbe, pa informuar personat përkatës.

Flora Ferati Sachsenmeier, është hulumtuese në Institutin Gjerman për Studime Fetare dhe të Diversitetit Etnik, Max Planck, e cila ka investiguar rastet e pasivizimit të adresave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Serbi, në bashkëpunim me Forumin Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi, AFEDS.

RelatedPosts

Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv 

Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë 

Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

Ajo tha për BIRN që shumica e qytetarëve të prekur nga kjo politikë e autoriteteve serbe janë informuar për adresat e tyre të fshira vetëm gojarisht, duke akuzuar kështu Serbinë për diskriminim. “Në thelb të kësaj politike diskriminuese ndaj shqiptareve është fshehja e gjurmëve”, tha ajo për BIRN.

“Cilido institucion apo individ i cili mendon të regjistrojë rastet e pasivizuara të shqiptarëve në Serbi, në bazë të akteve juridike ose vendimeve të lëshuara nga stacioni policor, do të mund te tregojë vetëm një pjesë të vogël të së vërtetës për pasivizimin e shqiptarëve atje”, tha Flora Ferati Sachsenmeier

Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë, në janar lajmëroi që çdo qytetar me prejardhje shqiptare që i është shënuar adresa si joaktive duhet të dorëzojë “një kopje të aktit juridik (vendim apo njoftim) nga autoriteti përkatës (stacioni policor)”.

KKSh është themeluar në bazë të ligjeve serbe dhe është një nga këshillat e krijuar për të përfaqësuar interesat e minoriteteve etnike në Serbi. Kryetarët e tij zgjidhen çdo katër vite me votë të drejtpërdrejtë.

Kryetari aktual, Ragmi Mustafa, tha për BIRN që KKSh është marrë me këtë problemin e pasivizimit në heshtje të adresave që në vitin 2012.

Vetëm në bazë të të dhënave zyrtare, në tri vitet e fundit , “1,700 vendbanime shqiptarësh në Medvegjë janë pasivizuar dhe 560 në Bujanoc e në Preshevë ende nuk kemi të dhëna të sakta”, tha ai.Të dhëna të ofruara nga Flora Ferati Sachsenmeier, të siguara nga pyetësorë dhe punë kërkimore e AFEDS, sugjerojnë që problemi është shumë më i madh.

“Nga viti 2015, autoritetet serbe ua kanë pasivizuar adresat e vendbanimit mbi 4,000 mijë shqiptarëve të Medvegjës dhe rreth 2,000 shqiptarëve të Bujanocit”.

Serbia ka pasur interes që të ulë madhësinë e minoritetit shqiptar në Serbi, ndër vite, pjesërisht për të shuar çdo pretendim të mundshëm, kryesisht nga shqiptarët e Kosovës ndaj pjesës jugore të territorit të Serbisë.

Në korrik të 2020, presidenti serb  Alexandar Vuçiq tha për Radio Televizionin shtetëror Serb, RTS, që vetëm “300 shqiptarë jetojnë atje në Medvegjë e jo 4,000 siç pretendohet”.Qytetarë dhe ekspertë janë të shqetësuar se procesi në vazhdimësi i fshirjes së adresave do të çojë në realizimin e këtyre deklaratave.

Ferati Sachsenmeier vuri në dukje shembullin e 480 shqiptarëve, të identifikuar në fazat fillestare të hulumtimit nga AFEDS, adresat e të cilëve ishin pasivizuar nga autoritetet serbe. Vetëm 20 prej tyre ishin njoftuar për vendimet zyrtare nga autoritetet shtetërore.Ajo paralajmëroi për lëvizje për të “legjitimuar versionin zyrtar të autoriteteve serbe” për sa i përket numrit aktual të shqiptarëve në Serbi.

Mustafa pajtohet që numri i adresave të pasivizuara që ai mund të japë zyrtarisht është me siguri shumë më i ulët se realiteti, për shkak të mungesës së të dhënave. Gjithsesi, ai thotë që KKSh prapëseprapë varet nga dorëzimi i dokumentacionit zyrtar për të identifikuar rastet e tilla.

Duke shprehur që  “çfarëdo përgjigje gojore” e bën të pamundur ndjekjen e procedurave ligjore, Mustafa vë në dukje që “çdo qytetar ka të drejtë të përdorë Ligjin mbi qasje në informacionet me rëndësi të veçantë. Çdo institucion është i obliguar t’ju përgjigjet sipas ligjeve në fuqi” dhe nëse kjo nuk ndodh, KKSh, do të ofrojë ndihmë ligjore.

Mustafa tha që “lëndën fillimisht do ta trajtojmë brenda sistemit juridik ne Serbi” e që nuk i frikësohen Gjykatës së Strasburgut dhe ta prezantojnë situatën “para bashkësisë ndërkombëtare”.

Shqiptarë të ndryshëm janë përgjigjur në pyetësorët e AFEDS , disa prej të cilëve janë lexuar nga BIRN, që kanë kërkuar informacion zyrtar nga autoritetet dhe madje kanë provuar ta apelojnë vendimin që ua ka pasivizuar adresat- por pa rezultat.

Haki Emini, një shqiptar nga Medvegja, aktivist i të drejtave të njeriut me vendbanim të përkohshëm në Zvicër, ka shprehur eksperiencën e tij, nëpërmjet një letre publike të publikuar në korrik të 2020 nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, rreth kërkesave të tij për informacion nga autoritetet serbe për procesin e pasivizimit të adresës së tij. Kjo gjithashtu nuk pati asnjë rezultat.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën… 

Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën… 

23 December, 2025
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv 

Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv 

23 December, 2025
Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë 

Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë 

23 December, 2025
Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

23 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result