Serbia pranon dokumentet kosovare, hiqen pengesat për lëvizje të lirë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese.

Serbia i ka pranuar dokumentet kosovare çka bën që të mos ketë më pengesa për lëvizje të lirë mes dy vendeve.

Këtë e bëri të ditur Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, njofton Klankosova.tv.

“Kemi një marrëveshje. Në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për poseduesit e dokumenteve të Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i kërkojë ato për poseduesit e dokumenteve të Serbisë”, ka shkruar ai në Twitter.

Share This Article