• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Monday, August 25, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Serbia shpenzoi miliona dollarë për blerjen e dronëve kinezë

Serbia shpenzoi miliona dollarë për blerjen e dronëve kinezë

by albnews
19 May, 2021
in Bota
0
2
VIEWS

Me gjithë përpjekjet e zyrtarëve shtetërorë në Serbi për të fshehur çmimin e dronëve të blerë kinezë, ky informacion është nxjerrë në bazën e të dhënave për importet dhe eksportet, e cila çdo vit publikohet nga Byroja e Statistikave.

Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, duke inspektuar bazën e të dhënave për importet nga Kina në vitin 2020, ka arritur në informacionin se Serbia, atë vit, ka importuar dronë nga Kina në vlerë prej 19.3 milionë dollarësh.

Çmimi me të cilin Serbia i blerë dronët luftarakë-zbulues nga Kina, është mbajtur sekret që nga korriku i vitit 2020, kur dronët janë shfaqur për herë të parë në aeroportin ushtarak të Batajnicës, në Beograd.

Përgjigje në pyetjen e REL-it se sa kanë kushtuar gjashtë dronët CH-92A, nuk ka dashur të japë as presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka qenë i pranishëm në prezantimin e dronëve.

“Kur prokurojmë mallra me një vend tjetër, sa i përket ushtrisë, [çmimi] mbahet sekret. Kjo është e zakonshme dhe nuk ka asnjë lidhje me Kinën, por këta [dronët] vërtet nuk janë shtrenjtë”, pati thënë Vuçiq.

Burimi për vlerën e dronëve të importuar nga Kina është Administrata Doganore e Serbisë, ka thënë Byroja e Statistikave e Serbisë në një përgjigje me shkrim për REL-in.

Ky institucion i paraqet të dhënat mbi tregtinë ndërkombëtare në Zyrën e Statistikave të Republikës, në baza mujore.

“Të gjitha të dhënat për prokurimet, që kanë karakter ndërkombëtar, nuk janë sekrete për shërbimet e inteligjencës, dhe kështu as për zyrtarët e vendeve të huaja”, ka thënë Nikolla Lluniq, drejtor ekzekutiv i Këshillit joqeveritar për Politikat Strategjike.

Prandaj, sipas tij, të dhënat për prokurimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake nga Kina mbahen sekrete vetëm për publikun, përkatësisht për qytetarët e Serbisë.

“Në vend që të parakalojmë me transparencë të prokurimit të sistemeve luftarake, ne i tregojmë ato në parada ushtarake me shenjat e vendeve të treta”, është shprehur Lluniq.

Për çfarë dronësh bëhet fjalë?

Dronët CH-92A i prodhon Korporata Shkencore dhe Teknologjike e Aviacionit të Kinës. Ajo është një kompani shtetërore.

Siç thuhet në specifikimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë, mjeti ajror pa pilot, CH-92A, mund të godasë objektivin nga një distancë prej nëntë kilometrash, ndërsa mund të regjistrojë terrenin dhe pozicionin e njësive të armikut nga një distancë prej 250 kilometrash.

Lartësia maksimale në të cilën fluturon është 5,000 metra, ndërsa shpejtësia është pak më pak se 200 kilometra në orë.

Dronët CH-92A, mes tjerash, përdoren për studim të terrenit nga ajri dhe sulm me raketa të drejtuara me laser, në caqe në tokë.

Çdo dron është i pajisur me dy raketa, që mund të godasin një objektiv nga një distancë prej 9 kilometrash.

Sipas faqes zyrtare të Korporatës Shkencore dhe Teknologjike të Aviacionit kinez, kompania eksporton dronë në më shumë se 30 vende dhe rajone në botë, përfshirë Azinë, Afrikën dhe Evropën.

Programi i prodhimit të kompanisë përfshin edhe dronin CH-4, i cili thuhet se ka luajtur rol të rëndësishëm në konfliktet e armatosura në Lindjen e Mesme dhe është në përdorim në Egjipt, Etiopi, Jordani, Pakistan dhe Mianmar.

Sipas të dhënave nga Instituti Ndërkombëtar i Studimit të Paqes në Stokholm, për vitin 2020, Kina është prodhuesja e dytë më e madhe e armëve në botë, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përpara Rusisë.

Të dhënat nga i njëjti institut tregojnë se në periudhën 2010-2020, Kina ka dërguar 220 dronë luftarakë në 16 vende të botës.

Blerësit më të mëdhenj në këtë periudhë kanë qenë: Arabia Saudite (55), Emiratet e Bashkuara Arabe (40), Pakistani (25) dhe Iraku e Birmania (nga 12).

Rreziqet për Serbinë

Sipas Lluniqit, blerja e armëve dhe pajisjeve ushtarake nga Kina paraqet rrezik për politikën e jashtme të Serbisë.

E gjithë kjo, duke marrë parasysh që Serbia është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ajo përpiqet të përmirësojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara dhe, në të njëjtën kohë, zhvillon bashkëpunim ushtarako-teknik me Rusinë.

“Kjo mund të ketë pasoja jo vetëm në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian ose Shtetet e Bashkuara, por edhe me Federatën Ruse”, ka thënë Lluniq.

Sipas tij, problem i vërtetë do të ishte mbështetja strategjike në teknologjinë kineze.

“Duhet të kihet parasysh se akuzat për kopjimin e pronës intelektuale në Kinë, po bëhen më të zëshme. Kompania shtetërore ruse Rostek e ka akuzuar gjithashtu Pekinin, duke thënë se në 17 vjetët e fundit, ai ka kopjuar sisteme luftarake ruse në 500 raste”, ka thënë Lluniq.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur lloje të caktuara të embargove në shitjen e armëve në Kinë.

E ka vendosur embargo armësh ndaj Kinës qysh më 1989, pas shtypjes së dhunshme të protestave në Pekin.

Për të njëjtën arsye, embargo ka vendosur edhe SHBA-ja, e cila në gusht të vitit 2020 e ka paralajmëruar Serbinë në lidhje me prokurimin e armëve nga Kina.

Paralajmërimi është bërë pasi blerja e sistemit kinez të mbrojtjes raketore, FK-3, është përfshirë në raportin vjetor të ndërmarrjes ushtarake shtetërore të Serbisë, Jugoimport SDPR.

“Qeveritë duhet të jenë të vetëdijshme për rreziqet afatshkurtra dhe afatgjata dhe kostot e të bërit biznes me kompanitë kineze”, ka thënë atëbotë Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd, në një deklaratë me shkrim për REL. \ REL

Previous Post

Berisha ‘non-grata’, Basha: Berisha është udhëheqësi shqiptar që ka dhënë kontributin më të çmuar për zhvillimin e vendit

Next Post

Kosova kërkon nga Serbia kthimin e koleksionit të grabitur arkeologjik dhe etnologjik

albnews

albnews

Related Posts

“Është shumë tmerrues”, Vietnami përgatitet për tajfunin Kajiki, mbyllen rrugë e aeroporte
Bota

“Është shumë tmerrues”, Vietnami përgatitet për tajfunin Kajiki, mbyllen rrugë e aeroporte

25 August, 2025
“Shteti social nuk mbahet më” – Kancelari Merz kërkon në Gjermani reforma
Bota

“Shteti social nuk mbahet më” – Kancelari Merz kërkon në Gjermani reforma

25 August, 2025
Ukraina feston Ditën e Pavarësisë, mes mbështetjes perëndimore dhe tensioneve me Rusinë
Bota

Ukraina feston Ditën e Pavarësisë, mes mbështetjes perëndimore dhe tensioneve me Rusinë

25 August, 2025
Next Post
Kosova kërkon nga Serbia kthimin e koleksionit të grabitur arkeologjik dhe etnologjik

Kosova kërkon nga Serbia kthimin e koleksionit të grabitur arkeologjik dhe etnologjik

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

24 July, 2025
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Maqedonia i bashkohet iniciativës për avancimin e tregjeve të kapitalit në Evropën Qendrore dhe Juglindore

Maqedonia i bashkohet iniciativës për avancimin e tregjeve të kapitalit në Evropën Qendrore dhe Juglindore

25 August, 2025
“Është shumë tmerrues”, Vietnami përgatitet për tajfunin Kajiki, mbyllen rrugë e aeroporte

“Është shumë tmerrues”, Vietnami përgatitet për tajfunin Kajiki, mbyllen rrugë e aeroporte

25 August, 2025
Sot lamtumira për Artur Zhejin! Homazhet mbahen tek Universiteti i Arteve të Bukura

Sot lamtumira për Artur Zhejin! Homazhet mbahen tek Universiteti i Arteve të Bukura

25 August, 2025
Britania ndryshon rregullat e azilit! Apelimet do të shqyrtohen më shpejt, mijëra emigrantë pritet…

Britania ndryshon rregullat e azilit! Apelimet do të shqyrtohen më shpejt, mijëra emigrantë pritet…

25 August, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5816 shares
    Share 2326 Tweet 1454
  • Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

    2955 shares
    Share 1182 Tweet 739
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2860 shares
    Share 1144 Tweet 715
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    2084 shares
    Share 834 Tweet 521
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1918 shares
    Share 767 Tweet 480
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM