Serbia tërheq vendimin për dëbimin e ambasadorit të Malit të Zi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria e Serbisë ka tërhequr vendimin për të dëbuar nga vendi ambasadorin e Malit të Zi, Tarzan Milosheviq.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se vendimi është marrë pasi e ka këshilluar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkruan B92.

Sipas saj, Serbia nuk dëshiron të ketë raporte armiqësore me Malin e Zi.

Serbia mori vendimin të shtunën për largimin e ambasadorit të Malit të Zi, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Qeverisë në largim të Malit të Zi, që ambasadorin e Serbisë, Vladimir Bozhoviq, në Podgoricë, e shpalli person të padëshiruar (non grata).

Ministria e Jashtme e Malit të Zi ka arsyetuar vendimin me “ndërhyrjet e vazhdueshme në çështjet e brendshme të Malit të Zi”.

Share This Article