Seria A: Napoli mposht Milanin, Inter me hap kampioni

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Milani ka pësuar humbjen e 9-të sezonale në kampionatin italian, ku të dielën u mposht nga Napoli në shifrat 2-1. Më herët ishin rivalët e Interit që morën 3 pikët e radhës ndaj Udinezes.

Interi do të ketë kundërshtar këtë sezon në garën për titullin vetëm Napolin, kështu duket situata në kreun e Serisë A, aty ku zikaltrit udhëheqin me hap kampioni dhe besojnë se në fund do të ngrenë lart trofeun. Gara ka qenë interesante prej fillimit, por kur kanë mbetur edhe 8 javë deri në përfundim dhe mjaftueshëm pikë për të bërë diferencën, zikaltrit kanë humbur vetëm 3 prej sfidave.

Të dielën ishte radha e Udineses të mposhtej, duel i mbyllur 2-1. Skuadra e Inzaghit shënoi 2 herë që në fraksionin e parë me Arnautovic dhe Frattesi, ndërsa në pjesën e dytë u ndëshkua nga Solet. Ky ishte triumfi numër 20 në kampionat për Interin, që po ashtu vijon rrugëtimin në Champions.

Sa i përket supersfidës së javës së 30, ajo mes Napolit dhe Milanit u mbyll me fitoren e vendësve me rezultat 2-1. Politano dhe Lukaku për 3 herë kampionët e Serisë A dhe Jovic për kuqezinjtë ishin autorët e golave, ndërsa Santiago Gimenez shpërdoroi një 11-metërsh që ishte në favor të skuadrës së Conceicao, që e sheh veten në vendin e 9-të duke iu larguar dhe më tepër zonës Euro.

Share This Article