Seria e bombardimeve ajrore ruse në Ukrainë, të paktën 30 të vdekur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rreth 30 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga seria e bombardimeve ruse nëpër të gjitha qytetet ukrainase.

Ushtria ukrainase ka njoftuar se Rusia ka realizuar sulmin “masiv” me 158 dronë dhe raketa.

Forcat ukrainase kanë deklaruar se që prej fillimit të luftës kurrë nuk kanë parë që Rusia ka sulmuar disa caqe njëkohësisht duke përdorur lloje të ndryshme të raketave.

Me shtëpitë dhe maternitetet e goditura presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se qytetet në të gjithë Ukrainën u sulmuan duke përfshirë kryeqytetin Kiev, Lvivin në perëndim, Odesën dhe Zaporizhzhian në jug, Dnipron dhe Kharkivin në lindje.

Seria e bombardimeve ruse ka nisur kur Ukraina shkatërroi një luftanije ruse në portin e Krimesë.

Kremlini gjatë kësaj jave ka paralajmëruar se do të kundërpërgjigjet me sulme ajrore.

Ditë më parë kryeqyteti ukrainas u sulmua me dronë, por shumica prej tyre u shkatërruan nga sistemet mbrojtëse.

Rusia ka nisur sulmet në kohën kur është raportuar se është furnizuar përsëri me dronë dhe raketa nga shteti i Iranit, me të cilin ka nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi në fillim të muajit dhjetor.

Share This Article