Seriali i regjisorit shqiptar vlerësohet me çmim në Kanë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Seriali i regjisorit shqiptar “JORDBRUKERNE” ka marrë një nga çmimet më të vlerësuara në Festivalin e Kanës.

Ky serial është realizuar nga regjisori Izer Aliu dhe personazhi kryesor i cili ishte pjesë në këtë serial artisti, Arben Bala. Kjo pjesëmarrje e bënë atë si aktorin e parë shqiptar me rol kryesorë në një serial ndërkombëtarë.

Izer Aliu shqiptari është renditur ndër 10 regjisorët më të mirë në Skandinavi. Ai jeton dhe punon prej vitesh në Norvegji, duke arritur sukseset e punës së tij në kinematografi. Aktori Shqiptar Arben Bala ka qënë pjesë e shumë filmave e serialeve të famshme, kryesisht në Norvegji. Ai jeton dhe punon aktualisht në Norvegji.

Kush është Izer Aliu?

I thjeshtë, gati-gati praktik në atë që thotë dhe këmbëngulës në atë që do. Ky është Izer Aliu regjisori shqiptar, i cili prej vitesh jeton në Norvegji. Regjisori shqiptar me origjinë nga Maqedonia është krenar për jetën e tij është për faktin e të qenit baba. Ai ka rreth 40 vjet që jeton në Skandinavi, në Norvegji dhe në Suedi.

Share This Article