Serie A/ Etrit Berisha, i pakalueshëm në debutimin me Torinon

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Seria A ishte sërish plot emocione dhe në javën e 28-të të kampionatit, ashtu si dhe në javët e tjera, me sfidat e luajtura në orën 15:00, të cilat i dhuruan pothuajse të gjitha.

Torino nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në transfertë përballë Bolonjës, ku u pa titullar portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha.
Kjo ishte sfida e parë në Serinë A me fanellën e Torinos për gardianin kuqezi, i cili tregoi vlerat e veta duke mos lejuar asnjë top që të depërtonte mes tij.

Në dy sfidat e tjera, Fiorentina u ndal në shtëpi nga Verona në një barazim 1-1, ndërsa Sasuolo arriti një tjetër fitore të rëndësishme, përballë Venecias në transfertë me shifrat 1-4.

Skuadra e drejtuar nga Viçenzo Italiano humbet kështu terren për një vend në zonën europiane, ndërkohë që Verona dhe Sasuolo ende shpresojnë se mund të vazhdojnë për më shumë në kampionat.

Share This Article