Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani dhe kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, janë përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 18-të në kampionatin italian nga faqja e specializuar e statistikave Sofascore.
Rrahmani ishte protagonist në fitoren e Napolit në transfertën kundër Lazios, duke shënuar gol në “Olimpico”, aty ku napolitanët fituan 2-0.
Ndërsa Gjimshiti u shpall “Lojtari i ndeshjes” në sfidën Atalanta-Roma, duke bërë një paraqitje të shkëlqyer në suksesin 1-0 të zikaltërve.


