Serie A me pesë zëvendësime në sezonin 2020-21

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i FIGC-së, Gabriele Gravina, ka konfirmuar se në sezonin e ri në Serie A do të jenë pesë zëvendësime.

Ky rregull ishte prezantuar për të parandaluar lëndimet nga rikthimi i zhvillimit të ndeshjeve të javëve të fundit në ligë, pas ndërprerjes që ishte shkaktuar nga COVID-19, transmeton KOHA.

FIFA ka thënë dhënë leje që të vazhdohet me këtë rregull edhe për edicionin 2020-21 për shkak të situatës jo të zakonshme që po vazhdon ta prekë futbollin që nga fillimi i pandemisë,

“Lega Serie A ka kërkuar që në sezonin 2020-21 të jenë pesë zëvendësime. Mund të konfirmoj se do të jenë pesë zëvendësime që nga fillimi i sezonit”, ka thënë Gravina në një konferencë për media, raporton Football-Italia.

Deri më tani, vetëm Premier Liga e Anglisë është ajo që ka refuzuar mundësinë për të pasur pesë zëvendësime gjatë një ndeshje.

Share This Article