Elita e futbollit italian është mbushur me raste pozitive për Covid-19, dhe që të gjitha janë bërë publike të premten gjatë ditës.
Fiorentina njoftoi se Jose Callejon është i izoluar për shkak se testi i doli pozitiv.
Gjatë ditës së premte, testin pozitiv për koronavirus e konfirmoi edhe sulmuesi i Romës, Edin Xheko. Ai ka thënë se do të karantinohet për një periudhë të caktuar kohore, por se është mirë.
Nga Italia, test tjetër pozitiv të premten ka ardhur edhe për trajnerin e Përfaqësueses së “Azzurrëve”, Roberto Mancinin.
Megjithatë, lajmi i mirë vjen nga skuadra e Lazios. “Calciomercato.com”, shkruan se testet tjera të bëra te skuadra e Lazios kanë ardhur të gjitha negative.
Te skuadra laciale, ku luan Vedat Muriqi, pozitivë ditë më parë në teste për koronavirus dolën portieri shqiptar, Tomas Strakosha, Ciro Immobile dhe Lucas Leiva. Asnjëri nga ta nuk kishte udhëtuar për ta luajtur kundër Zenitit duelin e Ligës së Kampionëve.