Federata Italiane e Futbollit ka vendosur të lejojë aplikimin e 5 zëvendësimeve, në ndeshjet e mbetura të sezonit 2019-2020, që pritet të nisin më 13 qershor.
Vendimi është marrë pas një mbledhjeje të Këshillit Federal, që ka vendosur të miratojë ndryshimin në rregullore.
Ky ndryshim do të jetë ashtu siç është propozuar nga FIFA dhe IFAB, që kanë parashikuar vetëm tre mundësi për të kryer pesë zëvendësime, përveç pushimit mes pjesëve.
Në Itali pati edhe ankesa. Disa ekipe e cilësojnë këtë rregull të ri si shumë favorizues për skuadrat e mëdha për shkak të alternativave të shumta cilësore që kanë në stol këta të fundit./Vipsport/