Serie A nuk do të vazhdojë para 10 qershorit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kampionati i Italisë në futboll, Serie A, nuk do të vazhdojë para 10 qershorit, ka njoftuar Sky Sports të hënën.

I gjithë sporti në Itali është pezulluar më 9 mars, por ka pasur optimizëm që futbolli mund të kthehet më shpejtë, pasi kryeministri Giuseppe Conte ka thënë se vendi do të lehtësojë masat e izolimit.

Sa i takon futbollit kufizimet do të mbesin në fuqi deri në mes të muajit maj, kur ka shpresë se skuadrat mund të hapin komplekset e tyre stërvitore. Masat e reja do të jenë në fuqi deri më 18 maj dhe vetëm më pas skuadrat mund të fillojnë me ushtrime.

Ka pasur reagime të shumta pasi klubeve iu bë e ditur se nuk do të jenë në gjendje të kthehen në stërvitje më 4 maj.

Share This Article