Serie A shpreson në kthimin e tifozëve para mbylljes së stinorit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lega Serie A po shpreson që tifozët të kthehen në stadiume para përfundimit të stinorit. Gjitha 20 klubet e Series A kanë mbajtur një takim ku tema e parë e diskutimit ka qenë refuzimi i transmetuesit Sky për të paguar këstin e fundit e pagesës të drejtave televizive për stinorin 2019-20. 

Po ashtu klubet kanë thënë se duhet lejuar tifozët në stadiume para mbylljes së këtij stinori. 

“Duhet pjesërisht të rihapen stadiumet për publikun, në bashkëpunim të plotë me masat e sigurisë. Në këtë aspekt po finalizohet një protokoll i detajuar, që do t’i dërgohet presidentit të Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina në orët në vazhdim”, është njoftuar nga Lega Serie A. 

Share This Article