Sërish bie vlera e Bitcoinit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Çmimi i Bitcoin ra me shpejtësi pasi investitorët filluan të tremben ndërsa tregjet në mbarë botën janë në rënie.

Deri sa kjo kriptovalutë konsiderohet si një parajsë e sigurt, realiteti tregon se çmimi i tij ka për tendencë të shkojë poshtë kur edhe asetet e tjera bien,

Kriptovaluta më e madhe në botë humbi një përqindje të vlerës dhe aktualisht këmbehet me 43 mijë dollarë.

Rënia e Bitcoinit lidhet me paqartësinë e tregjeve financiare për shkak të borxheve të Evergrande, një prej kompanive më të fuqishme në botë të pronave.

Performanca e keqe vjen gjithashtu në një kohë kur El Salvadori vendosi të adoptonte Bitcoinin si një monedhë zyrtare krahas dollarit amerikan.

Share This Article