Teksa brenda sallës së Kuvendit mazhoranca ka nisur seancën plenare, jashtë godinës vijojnë tensionet.
Deputetët e PD kanë vendosur disa manekinë, me fytyrën e vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, vëllait të Fatmir Xhafës, si dhe persona të tjerë, të veshur me bluza bardhezi, që simbolizojnë uniformat e burgut. Më pas, deputeti Flamur Noka i ka spërkatur me benzinë dhe u ka vendosur flakën.
Sot ata patën disa tentativa për t’u futur në Parlament, por nuk janë lejuar nga Garda e Republikës, ku herë pas here pati edhe përplasje fizike.
Ditën e djeshme Sekretariati i Etikës mori vendimin për të përjashtuar 24 deputetë të PD. Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati u përjashtuan me 60 ditë, Edi Paloka me 10 ditë, ndërsa 20 deputetë të tjerë me nga 40 ditë.