Elon Musk e prezantoi me bujë të madhe makinën Tesla Cybertruck në vitin 2019, por edhe në atë kohë nuk munguan kritikat e ashpra pasi makinës së veshur me çelik ju thyen xhamat.
Së fundmi, një foto e makinës Tesla Cybertruck e shkrepur në rrugët e Kalifornisë është bërë virale në rrjetet sociale për pamjet e saj. Të shumtë ishin ata që e kritikuan pamjen e makinës. “Kjo është një foto e një makine të shëmtuar. Çeliku duket si një grumbull i madh llamarinash të ndryshkura”, ka shkruar dikush në Twitter.
Makina, e cila pritet të kushtojë rreth 40 mijë dollarë, është parë disa herë në qarkullim, por 1,5 milionë persona që e kanë rezervuar atë ende nuk kanë arritur ta marrin. Ata paguan 100 dollarë për rezervimin dhe iu premtua se do ta merrnin atë në fund të vitit 2022, por prodhimi në seri është vendosur të nisë këtë verë.