Sërish probleme për Juven

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për Juventusin, makthi nuk ka mbaruar. Pas dhjetë pikëve penalizim të vendosura nga Gjykata e Apelit e Federatës Italiane për hetimin për plus valencat, “Zonja e Vjetër” pritet që të përballet me një tjetër muaj të ankthshëm.

Më 15 Qershor, gjyqi federal i Federatës Italiane do të marrë nën shqyrtim çështjen për ‘manovrën e pagave’ të sezonit 2019-2020 e vitin pasardhës, marrëdhëniet me disa agjentë sportivë dhe partneritetet me klube të tjera.

Bardhezinjtë rrezikojnë një tjetër penalitet, si edhe të dënohen nga UEFA për të mos marrë pjesë në kompeticionet europiane. Juvja akuzohet se ka shkelur nenin 4.1, sa i përket korrektësisë sportive.

Në të njëjtën kohë, UEFA pasi ka marrë të gjitha dokumentet nga prokuroria e Torinos, po kryen hetimet paralele dhe është duke përgatitur përjashtimin e Juventusit nga kompeticionet e europiane. Vendimi i Nyon pritet që të jepet në muajin Qershor.

Share This Article