Sërish tërmet në Mal të Zi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tërmet i ri, me madhësi 3.2 të shkallës Rihter, goditi zonën e Malit të Zi në orën 15.41.

Epiqendra ishte 14 kilometra në veri të Herceg Novi, në një thellësi prej dhjetë kilometra, raporton RTCG.

Shkalla e tërmetit në epiqendër ishte 3.2 sipas Rihter, e cila korrespondon me një intensitet epiqendër prej pesë në shkallën Merkal (MCS).

Sipas Qendrës Sizmologjike, ky tërmet nuk ka shkaktuar dëme materiale në epiqendër.

Një tërmet me madhësi 4.3 sipas Rihter goditi Malin e Zi herët dje dhe epiqendra ishte në të njëjtën zonë.

Share This Article