• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, June 7, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Server: Maqedonia në 2024 përfundon anëtarësim në BE

Serwer përgëzon Kosovën për Platformën e bisedimeve me Serbinë

by albnews
18 February, 2019
in Kosova
0
5
VIEWS

Analisti i njohur dhe ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer e ka vlerësuar me tone pozitive platformën për dialog të përgatitur nga Delegacioni Shtetëror për bisedime.

Ky reagim i analistit të njohur vjen vetëm disa ditë pasi bashkëkryesuesit e këtij delegacioni, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, e kanë dorëzuar këtë dokument të rëndësishëm në Kuvendin e Kosovës.

Server e nis analizën e tij duke thënë se ka shumë gjëra për t’u pëlqyer në këtë dokument.

Ish-diplomati amerikan ka renditur disa pika, siç është përcaktimi i qartë i qëllimit nga ana e delegacionit shtetëror se në dialog hyn për njohjen e Kosovës nga Serbia si shtet sovran dhe i pavarur. Pastaj përmend edhe sigurimin e vlefshmërisë së Kushtetutës së Kosovës për tërësinë territoriale dhe kundërshtimin e hapur ndaj dhurimit të pjesëve të territorit të saj.

“Reciprocitetin: Shqiptarët që jetojnë në Serbi të trajtohen njësoj si serbët që jetojnë në Kosovë dhe krimet e luftës që janë kryer nga serbët të trajtohen njësoj si krimet e kryera nga shqiptarët, përfshirë Tribunalin Special”, thuhet ndër të tjera në analizën e Serwer.

“Refuzimin për të krijuar shtresa qeverisëse mes qeverisë qendrore dhe komunave (çfarëdo asociacioni të komunave serbe me autoritet apo përgjegjësi qeverisëse). Miratimin e marrëveshjes përfundimtare përmes referendumit dhe parlamentit në Kosovë dhe Serbi. Dispozitat për transparencë, gjithëpërfshirje dhe qasje të ekipit shtetëror të negociatave. Zgjidhjen e çështjeve të luftës (përfshirë personat e zhdukur, kthimin e personave të zhvendosur, kthimin e pronave, dëmshpërblimet, ndarjen e borxhit”.

Ndryshe, Serbia është shprehur kundër përmbajtjes së kësaj platforme.

Më poshtë analiza e plotë e Daniel Serwer.. Ju lumtë, por Kosova mund të presë Në prag të njëmbëdhjetëvjetorit të pavarësisë së vet, Kosova e publikoi dokumentin “Platforma për dialogun lidhur me marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”. Ka shumë gjëra për t’u pëlqyer në këtë dokument, duke përfshirë:

1. Përcaktimin e qartë të qëllimit të Kosovës në bisedime, i cili nuk është plotësuar deri tash: Njohja e Kosovës nga Serbia si shtet sovran dhe i pavarur.

2. Sigurimin e vlefshmërisë së kushtetutës së Kosovës për tërësinë territoriale dhe kundërshtimin e hapur ndaj dhurimit të pjesëve të territorit të saj.

3. Reciprocitetin: Shqiptarët që jetojnë në Serbi të trajtohen njësoj si serbët që jetojnë në Kosovë dhe krimet e luftës që janë kryer nga serbët të trajtohen njësoj si krimet e kryera nga shqiptarët, përfshirë tribunalin special.

4. Refuzimin për të krijuar shtresa qeverisëse mes qeverisë qendrore dhe komunave (çfarëdo asociacioni të komunave serbe me autoritet apo përgjegjësi qeverisëse).

5. Miratimin e marrëveshjes përfundimtare përmes referendumit dhe parlamentit në Kosovë dhe Serbi. 6. Dispozitat për transparencë, gjithëpërfshirje dhe qasje të ekipit shtetëror të negociatave.

7. Zgjidhjen e çështjeve të luftës (përfshirë personat e zhdukur, kthimin e personave të zhvendosur, kthimin e pronave, dëmshpërblimet, ndarjen e borxhit, etj.).

8. Përfundimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe miratimin e marrëveshjes përfundimtare në Këshill të Sigurimit dhe në Asamblenë e Përgjithshme.

9. Kushtëzimin e progresit për pranim në Bashkimin Evropian me zbatimin e marrëveshjes përfundimtare. Të gjitha këto janë të mira.

Pra, çfarë po mungon? Dy gjëra:

1. Qartësia për atë se si dhe kur do të bëhet anëtarësimi në Kombet e Bashkuara. Kjo çështje mund të jetë implicite në raport me miratimin e marrëveshjes nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, por duhet të bëhet eksplicite para se të përfundojnë bisedimet. Fuqitë që e kanë kontrollin janë Kina dhe Rusia. Si do të binden këto shtete që ta lejojnë hyrjen e një province të ndarë në Kombet e Bashkuara? Kinës nuk do t’i pëlqejë kjo për shkak të Tibetit. Rusisë mund t’i pëlqejë, por do ta dëshirojë një shpërblim të njëjtë për Krimean dhe ndoshta edhe për Osetinë Jugore, Abhkazinë dhe Transnistrinë.

2. Ndonjë informatë për atë që do ta fitojë Serbia nga kjo marrëveshje. Nuk është në përgjegjësinë e Prishtinës që të brengoset për këtë çështje në rend të parë, por duhet të brengoset për të kur të vjen koha. Do të ishte e dobishme që edhe Serbia ta publikojë një platformë të ngjashme. Asnjëherë nuk ka qenë e qartë se çfarë dëshiron Beogradi nga bisedimet me Prishtinën, përpos që ta bindin Uashingtonin dhe Brukselin se Serbia ka vullnet për bisedime. Kjo gjë ka vlerë, sidomos për shkak se është bërë në baza të barabarta, gjë që tërthorazi dëshmon se Kosova ka një strukturë qeverisëse legjitime dhe të pavarur (e cila tashmë njihet edhe në “Marrëveshjen e Brukselit”, të arritur në prill të vitit 2013).

Sigurisht që ka qenë e dukshme se Beogradi dëshiron edhe territor, veçanërisht komunat me shumicë serbe në veri të lumit Ibër. Sidoqoftë, në platformë kërkohet qartazi njohje e pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës sipas kufijve ekzistues. Ekzistojnë disa çështje tërheqëse që mund të jenë të vlefshme për Serbinë: përbërja dhe kapacitetet e ushtrisë së Kosovës, kompetencat e Asociacionit të Komunave Serbe (përjashtuar kompetencat qeverisëse) dhe pranimin e pjesës së borxhit të Jugosllavisë nga Kosova (të përmendur në platformë). Megjithatë, unë dyshoj se këto tema do të jenë të mjaftueshme për ta sjellur një marrëveshje të hershme. Ka më shumë gjasa që Serbia nuk do të angazhohet seriozisht deri në kohën kur dështimi për ta arritur marrëveshjen t’ia ngadalësojë përparimin drejt integrimit në BE. Më pas do të jetë shumë vonë. E tërë përparësia në fund të procesit të pranimit në BE varet nga shtetet anëtare, të cilat duhet ta ratifikojnë pranimin, e jo nga vendi kandidat. Një shtet ka marrë guximin që ta thotë atë që e kemi ditur para disa vjetëve, por që askush nuk ka dashur ta thotë haptazi.

Para dhjetë ditësh, në Këshillin e Sigurimit, përfaqësuesi gjerman, Christoph Heusgen, tha troç përmes një deklarate: “Mënyra e vetme që Serbia të hyjë në Bashkimin Evropian do të jetë përmes dialogut të suksesshëm për normalizim dhe me njohjen e Kosovës”. Beogradi do të tregohej i zgjuar nëse do ta fillonte procesin e njohjes sa më shpejt, ndërsa ende mund të shpresojë që do të marrë diçka në këmbim të njohjes së Kosovës. Pas qartësimit të pozicionit të saj, Prishtina mund të presë sepse pranimi i saj në BE është në një të ardhme shumë më të largët.

Previous Post

Opozita shqiptare pajtohet për t’i djegur mandatet

Next Post

Granit Xhaka feston Ditën e Pavarësisë në Londër

albnews

albnews

Related Posts

Ndeshja historike me Serbinë në Tiranë, shqiptarët e Kosovës marshojnë drejt kryeqytetit për kuqezinjtë
Albania

Ndeshja historike me Serbinë në Tiranë, shqiptarët e Kosovës marshojnë drejt kryeqytetit për kuqezinjtë

7 June, 2025
Futën 14 valixhe me ilaçe dhe 300 mijë euro nga Rinasi, Prokuroria çon në gjyq 5 shqiptarë
Albania

Futën 14 valixhe me ilaçe dhe 300 mijë euro nga Rinasi, Prokuroria çon në gjyq 5 shqiptarë

6 June, 2025
Rita Ora sjell ‘Heat’-kënga lozonjare që premton të pushtojë verën
Kosova

Rita Ora sjell ‘Heat’-kënga lozonjare që premton të pushtojë verën

6 June, 2025
Next Post
Granit Xhaka feston Ditën e Pavarësisë në Londër

Granit Xhaka feston Ditën e Pavarësisë në Londër

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Këmbimi valutor 3 dhjetor 2024/ Me sa shiten e blihen euro dhe dollari?

Këmbimi valutor 7 qershor/ Me sa blihen e shiten Paunid, Dollari dhe Euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

7 June, 2025
Kuestori italian: ‘Ndrangheta dhe mafia shqiptare, fytyra e re e krimit në Milano

Kuestori italian: ‘Ndrangheta dhe mafia shqiptare, fytyra e re e krimit në Milano

7 June, 2025
Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë

Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë

7 June, 2025
Reportazhi i “The Guardian”: Sfida Shqipëri-Serbi përballë kaosit të vitit 2014 në Beograd

Reportazhi i “The Guardian”: Sfida Shqipëri-Serbi përballë kaosit të vitit 2014 në Beograd

7 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4835 shares
    Share 1934 Tweet 1209
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1896 shares
    Share 758 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM