ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 15 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 15 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 15 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 15 hours ago
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 15 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Serwer: Populli i Kosovës donte ndryshim dhe votoi për ndryshim

albnews by albnews
7 October, 2019
in Kosova
0
Serwer: Shkëmbimi i territoreve në Ballkan do ta bëjë Kosovën provincë të Shqipërisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Analisti Daniel Serwer vlerësoi mënyrën se si u mbajtën zgjedhjet në Kosovë dhe sjelljen e partive pas tyre. Serwer thotë se shpreson që të ketë një koalicion të gjerë dhe parashikon që platforma qeverisëse të jetë e përqendruar tek lufta kundër korrupsionit dhe tek ruajtja e integritetit territorial.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Serwer tha se pikërisht kjo këmbëngulje tek sovraniteti, e forcon pozitën e Kosovës në bisedime të pritshme me Serbinë, por nga ana tjetër mund të tregojë që zgjidhja nuk do të jetë e shpejtë.

Serwer thotë se rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, nuk ishin krejtësisht të befasishme dhe se populli i Kosovës donte ndryshim dhe votoi për ndryshim.

RelatedPosts

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Zbulohet arsenal ushtarak në veri të Kosovës, dyshohet se i përkasin një personi që kërkohet për sulmin në Banjskë

Peshkaqeni’ dënohet me 13 vite burg për 10 ton kokainë, Princ Dobroshi do paguajë edhe 8 milionë euro gjobë

“Mendoj se është një shenjë se Kosova ka një demokraci të vërtetë, se atje mund të ketë këmbim pushteti në mënyrë paqësore dhe kjo është gjë e mirë”.

Megjithëse Sewer thotë se nuk e di pse njerëzit votuan ashtu siç votuan, ai shton se pa dyshim është një mposhtje për Thaçin dhe PDK-në, por se ndryshimi i pushtetit është diçka normale.

“Ishte një veprim dinjitoz dhe një shenjë pozitive, që PDK-ja menjëherë tha se do të shkojë në opozitë. Mendoj se Kadri Veseli meriton vlerësim për këtë qëndrim”.

Analisti i Ballkanit thotë se ende nuk mund ta parashikojë ende se cili do të jetë efekti politikisht në vend, përsa kohë që nuk dihet se cili do të jetë kryeministër dhe cilës partie do t’i takojë.

“Do të mbahen negociata për të vendosur për koalicionin qeverisë. Shpresoj të jetë një koalicion i gjerë me një shumicë të konsiderueshme votash, sepse një i tillë duhet për bisedimet me Beogradin”.

Duke pasur parasysh ftesën e Vetëvendosjes ndaj LDK-së për koalicion, Serwer thotë se u takon dy partive vendimi, por nëse realizohet.

“Me siguri që do të kenë një program që e vë theksin tek lufta kundër korrupsionit, rëndësia e ekonomisë dhe integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës. Mendoj se të dyja partitë nuk e pëlqenin idenë e këmbimit të territorit dhe donin ta shmangnin”.

Ai shtoi se duke qenë se qëndrimi i shprehur nga PDK-ja për të mos qenë pjesë e qeverisë, përbën një shtysë për të dyja partitë që të formojnë një qeveri së bashku. Serwer thotë se rezultati është një sinjal kundër korrupsionit dhe mënyrës të së qeverisurit.

Lidhur me qëndrimet e Kurtit, që mund të interpretohen si izolacioniste, Serwer thotë se ai e mbështet fort anëtarësimin e e Kosovës, në BE dhe shton se nuk duket se për momentin ai është i prirë të këmbëngulë në qëndrimi i tij për bashkim me Shqipërinë.

Çështja kryesore, thotë Serwer është që Kosova të fillojë të punojë seriozisht për kualifikim në BE, megjithëse e pranon që do të jetë një proces i gjatë.

Përsa i takon negociatave dhe qëndrimit amerikan, Serwer thotë se Washingtoni do të dojë që negociatat të rifillojnë, por se ai nuk mendon se kjo do të ndodhë së shpejti dhe nuk është dakord me administratën amerikane se ka një dritare nga tani deri para zgjedhjeve serbe në prill, për një rezultat.

“Nuk besoj se është në interes të Kosovës, që t’i bëhet presion për zgjidhje përpara zgjedhjeve serbe ku Vuçiq do të përdorë argumentin se duhet të marrë diçka në këmbim që të fitojë shumicën në parlament”.

Serwer thotë se ata që menduan se Shtetet e Bashkuara do të bënin çdo përpjekje për të ruajtur atë që ai e quan “stabilokraci”, bënë një gabim të madh.

“Mendoj se kurdo ka një alternativë serioze qeverisëse në Ballkan, amerikanët nuk kanë qenë kundër ardhjes së saj në pushtet dhe në fakt nuk duhet të jenë kundër. Kjo është demokracia”.

Por me ose pa pritshmëri për një zgjidhje të shpejtë, qeveria e Kosovës do të nxitet të vazhdojë negociatat dhe Serwer thotë se është vështirë të bësh parashikime por…

“Unë pres që Kosova të shkojë në fazën e ardhshme të bisedimeve me një qëndrim të konsoliduar, në favor të integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit. Dhe mendoj që do të këmbëngulë në këtë pikë, dhe kjo ndoshta do të thotë që nuk do të ketë një zgjidhje të shpejtë të problemit të statusit”.

Serwer e pranon që tarifat janë një pengesë e madhe por nuk mund të parashikojë nëse një qeveri e re do t’i heqë ato.

“Besoj se varet nga ajo që do të marrin në këmbim. Nëse marrin si këmbim një mandat të qartë për një dialog për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë brenda kufijve ekzistues, mendoj se do të ishte gabim të mos i hiqnin”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result