ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ditëlindja e Ibrahim Rugovës/ Politika në Kosovë dhe Shqipëri kujtojnë figurën e presidentit historik 18 minutes ago
Një shans për paqe, por pengesat mbeten – çfarë sapo dëgjuam nga Zelensky dhe Martin 2 hours ago
Witkoff dhe Jared Kushner(dhëndri i Trump) shfaqet në qendër të Moskës në një video të postuar nga mediat ruse 2 hours ago
Putin thotë se Rusia nuk dëshiron luftë me Evropën, por është gati të luftojë, përpara bisedimeve me SHBA-në 2 hours ago
Gjyqet me juri u anuluan për krime me dënime më pak se tre vjet 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Serwer: Pushtimi eventual i Ukrainës do të rriste aktivitetin rus në Ballkan

albnews by albnews
6 February, 2022
in Bota, Kosova
0
Serwer: Shkëmbimi i territoreve në Ballkan do ta bëjë Kosovën provincë të Shqipërisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në rast se Rusia e pushton Ukrainën në një luftë eventuale, aktivitetet e saj për destabilizim të Ballkanit do të rriteshin, ka deklaruar profesori i universitetit “John Hopkins” në SHBA, Daniel Serwer.

Ai, në një intervistë për KOHËN, ka thënë se suksesi apo mossuksesi i Rusisë në konfliktin me Ukrainën do ta determinonte të ardhmen ruse në Evropë.

RelatedPosts

Ditëlindja e Ibrahim Rugovës/ Politika në Kosovë dhe Shqipëri kujtojnë figurën e presidentit historik

Një shans për paqe, por pengesat mbeten – çfarë sapo dëgjuam nga Zelensky dhe Martin

Witkoff dhe Jared Kushner(dhëndri i Trump) shfaqet në qendër të Moskës në një video të postuar nga mediat ruse

“Nëse ndërhyrja ruse do të ishte e suksesshme, do të inkurajonte rritjen e aktiviteteve të saj në Ballkan, që synojnë ndarjen dhe destabilizimin etnik. Nëse nuk do të kishte sukses, mund të ishte fillimi i fundit të ringjalljes ruse në Evropë”, tha ai.

Serwer, njohës i çështjeve të Ballkanit, e vlerëson si të qëlluar qëndrimin pro Ukrainës, të shprehur nga Kosova.

Ka folur edhe për procesin e dialogut në këtë aspekt.

“Dialogu është në gjendje të keqe. Serbia tashmë ka mbështetur Rusinë në Ukrainë. Pajtohem me qëndrimin e Kosovës pro Ukrainës”, ka deklaruar Serwer.

Qëndrimi i institucioneve të Kosovës pro Ukrainës në këtë fazë të tensioneve, sipas profesorit amerikan, nuk do të ndikojë në rritjen e presioneve të Serbisë. Sipas tij, Serbia tashmë po bën presion “aq sa po mundet”.

Tensionet e krijuara mes Ukrainës dhe Rusisë kanë nxitur reagime të shumta nga shtetet perëndimore. Pjesa dërrmuese i kanë dalë krah Ukrainës, duke e kërcënuar Rusinë me sanksione në rast se kryen pushtimin.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se edhe nëse Rusia do ta pushtojë Ukrainën, nuk do të dërgojë trupa. Ai ka deklaruar ditë më parë se aleanca është e fokusuar në ofrimin e mbështetjes, mirëpo, sipas tij, ka dallim në mes të një vendi që është anëtar i NATO-s dhe një vendi “të vlefshëm partner siç është Ukraina”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka kërkuar homologut të tij rus, Sergei Lavrov, t’i tërheqë trupat e saj nga kufijtë e Ukrainës, derisa ia ka përmendur “pasojat e rënda” në rast se do ta pushtonte Ukrainën.

Për tensionet e krijuara në kufijtë e Ukrainës, BE-ja zyrtare ka thënë se Rusia duhet ta pranojë kërkesën e SHBA-së për të dialoguar. Sipas përfaqësuesit të lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Josep Borrell, BE-ja është unike me qëndrimin e SHBA-së.

“Rruga diplomatike ofron zgjidhjen e vetme të qëndrueshme për popullin e Ukrainës dhe popullin e Evropës. I bëj thirrje Rusisë ta marrë atë. BE-ja dhe SHBA-ja janë të bashkuara në qasjen tonë”, ka shkruar Borrell ditë më parë në rrjetin social Twitter.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ditëlindja e Ibrahim Rugovës/ Politika në Kosovë dhe Shqipëri kujtojnë figurën e presidentit historik

Ditëlindja e Ibrahim Rugovës/ Politika në Kosovë dhe Shqipëri kujtojnë figurën e presidentit historik

2 December, 2025
Një shans për paqe, por pengesat mbeten – çfarë sapo dëgjuam nga Zelensky dhe Martin

Një shans për paqe, por pengesat mbeten – çfarë sapo dëgjuam nga Zelensky dhe Martin

2 December, 2025
Witkoff dhe Jared Kushner(dhëndri i Trump) shfaqet në qendër të Moskës në një video të postuar nga mediat ruse

Witkoff dhe Jared Kushner(dhëndri i Trump) shfaqet në qendër të Moskës në një video të postuar nga mediat ruse

2 December, 2025
Putin thotë se Rusia nuk dëshiron luftë me Evropën, por është gati të luftojë, përpara bisedimeve me SHBA-në

Putin thotë se Rusia nuk dëshiron luftë me Evropën, por është gati të luftojë, përpara bisedimeve me SHBA-në

2 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result