ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump 6 hours ago
Beyonce shkëlqen në Çmimin e Madh të Las Vegasit, Hamilton i bën xhiro me 300 km/h 6 hours ago
Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja? 6 hours ago
VIDEO/ Tre asiste në fitoren e Bristol Cityt, Anis Mehmeti shkëlqen në Angli dhe i çon ‘sms’ Sylvinhos 9 hours ago
CDI miraton rezolutën që cilëson Shqipërinë “narko-shtet”, Berisha falënderon: E bëjmë këtë jo vetëm për kombin tim, por edhe për sigurinë e rajonit 9 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Serwer: SHBA-ja, BE-ja e NATO duhet të reagojnë ndaj idesë së “botës serbe”

albnews by albnews
22 July, 2021
in Bota, Kosova
0
Server: Vendet e BE-së duhet të ndjehen të turpëruara që nuk mbajtën premtimin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

SHBA-ja, Bashkimi Evropian dhe NATO duhet ta njohin ideologjinë e “botës serbe” si anti-demokratike dhe ta kundërshtojnë kategorikisht atë, ka thënë profesori i Universitetit John Hopkins, Daniel Serwer, në një intervistë për gazetën boshnjake “Dnevni Avaz”.

“Aleksandar Vulin është bërë zëdhënësi kryesor i idesë ‘bota serbe” që i atribuohet presidentit Aleksandar Vuçiq. Kjo ide është një version i nxehtë i “Serbisë së madhe” të Sllobodan Millosheviqit, që dështoi të realizohej, pasi humbi katër luftëra në vitet 1990-ta”, ka thënë Serwer.

RelatedPosts

Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump

Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

Putin për planin me 28 pika nga SHBA: Bazë për zgjidhje përfundimtare, sjell paqen

Serwer thotë se Vuçiqi dëshiron që serbët të bashkohen në një hapësirë të vetme politike dhe shtet të vetëm, pa dhunë.

“Mundësitë për këtë janë të vogla, dhe Serbia ka tetë fqinj. Gjitha shtetet fqinje kanë minoritete serbe, ndonëse në Bullgari numri është shumë i vogël. Gjashtë nga këto shtete janë anëtare të NATO-s (Kroacia, Bullgaria, Hungaria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Rumania). Dy të tjerat janë nikoqire të trupave të BE-së dhe NATO-s, që janë të përkushtuar për mbrojtjen e integritetit territorial të tyre, e këto janë Bosnjë-Hercegovina e Kosova. Çfarë ndodhi kur Serbia në vitet e 90-ta tentoi të zgjerojë territorin e saj politik dhe të bashkojë disa prej atyre pakicave në një shtet? Luftë në Slloveni, Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë dhe me NATO-n. Rezultati është që serbët nga ato shtete ikën në Serbi dhe asnë pëllëmbë e vendeve fqinje nuk iu dha Serbisë”, deklaroi Serwer.

Serwer ka thënë se në një formë klasike të një agresori, Vulin ka shpjeguar këtë nevojë me dëmin e shkaktuar ndaj serbëve.

“Vetëviktimizimi është një pararendës klasik i dhunës. Memorandumi SANU, që Millosheviq e përdori për të justifikuar luftërat e tij, u përqendrua në pretendimet se serbët ishin viktima në Jugosllavi. Në lajmet tjera, anëtari i presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, po e paralajmëron ambasadorin amerikan në Bosnjë-Hercegovinë që nuk do të pranojë vendimin për të emëruar një Përfaqësues të Lartë të ri. Dodik pretendon se ai do ta mbrojë vet Daytonin, apo më mirë të themi atë që ai mendon për Daytonin”, tha Serwer.

Profesori amerikan thotë se është fakt që “bota serbe” është rrezik dhe kërcënim ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Deklarimet e Vuçiqit se nuk do të shtihet asnjë plumb janë të zbrazëta. Nëse ai vërtetë do të besonte në këtë, nuk do të armatoste Serbinë me armë ruse e kineze. Ai mendon, se nëse Serbia bëhet mjaftueshëm e fortë, fqinjët e saj do të heqin dorë nga territori, e nuk do të rrezikojnë luftë. Nuk ka asnjë arsye për të menduar se kjo do të ndodhë apo se Serbia nuk do të përdorë armë nëse e mendon, si Millosheviqi, se mund të fitojë”, thotë Serwer.

Serwer beson se Vuçiqi është i gatshëm të heq dorë nga okupimi i plotë i Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës.

“E gjitha që do ai është ‘pjesë serbe’, rreth 15 për qind të Kosovës dhe 49 për qind të Bosnjë-Hercegovinës. Ai do të ishte i lumtur me një ‘copë’ të Kroacisë, e ndoshta kjo është Sllovonia Lindore. Dëshiron tërë Malin e Zi. Është koha e fundit që Brukseli t’i thotë se BE-ja më nuk do të pretendojë se anëtarësimi është një mundësi për një vend që kultivon ambicie territoriale dhe nuk respekton kufijtë e fqinjëve të saj. Është koha që edhe Washingtoni të jep sinjale të qartë se NATO do të mbrojë të gjithë fqinjët e Serbisë nga qëllimet e Beogradit”, tha Serwer.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump

Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump

23 November, 2025
Beyonce shkëlqen në Çmimin e Madh të Las Vegasit, Hamilton i bën xhiro me 300 km/h

Beyonce shkëlqen në Çmimin e Madh të Las Vegasit, Hamilton i bën xhiro me 300 km/h

23 November, 2025
Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

23 November, 2025
VIDEO/ Tre asiste në fitoren e Bristol Cityt, Anis Mehmeti shkëlqen në Angli dhe i çon ‘sms’ Sylvinhos

VIDEO/ Tre asiste në fitoren e Bristol Cityt, Anis Mehmeti shkëlqen në Angli dhe i çon ‘sms’ Sylvinhos

23 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result