ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri 12 hours ago
“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi 12 hours ago
Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së 12 hours ago
Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore 13 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 13 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Serwer: Vjosa Osmani dhe Albin Kurti janë kërcënimi më i madh për LDK-në

albnews by albnews
29 December, 2020
in Kosova
0
Serwer: Të presim ç’do të ndodh në Washington
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Profesori i Universitetit “John Hopkins” në SHBA, Daniel Serwer, thotë se ata që e njohin atë si lobist shqiptar “nuk e kanë përgjigjen e duhur”.

Serwer tha se ai kurrë nuk ka lobuar për Kosovën ose Shqipërinë. Ai tha se vite më parë e kishte këshilluar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, ndërsa tha se do ta kishte bërë të njëjtën edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, transmeton Gazeta Express.

RelatedPosts

Nga Stambolli në SHBA: votimi i diasporës përfundon gradualisht deri pas mesnate

61 përqind e shqiptarëve e shohin situatën ekonomike, shumë keq, në Kosovë edhe më keq

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës elektorale 

“Nëse do ta bëja, do të duhej të regjistrohesha në Ministrinë e Drejtësisë. Është çështje e të dhënave publike që e këshillova Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës disa vjet më parë. Do të isha i lumtur të bëja të njëjtën gjë për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, por natyrisht që ata nuk pyesin”, tha Serwer në një intervistë për mediumin serb në Kosovë, “Kosovo Online”.

Ai e ka komentuar edhe deklaratën e tij se Madeleine Albright mund të luajë rol të rëndësishëm në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Unë sigurisht nuk doja të sugjeroja ndonjë gjë që mund të përcillet si një lajm i rëndësishëm. Madeleine Albright është një figurë e rëndësishme në anën demokratike të ekuacionit politik në Washington dhe ka pikëpamje të forta për Ballkanin. Njerëzit do ta dëgjojnë atë”, tha Serwer.

Ai tha se e merr seriozisht deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se ai nuk do ta njohë kurrë Kosovën, ndërsa ka folur edhe për zgjedhjet në Kosovë.

Serwer thotë se Vjosa Osmani dhe Albin Kurti do ta rrezikojnë më së shumti LDK-në sesa partitë tjera.

“Unë mendoj se shumë anëtarë të UÇK-së do t’i përmbahen PDK-së dhe AAK-së. Osmani dhe Kurti janë ndoshta kërcënim më i madh për LDK-në, veçanërisht me votuesit që janë shumë të rinj. Por ky është vetëm spekulim. Vetëm zgjedhjet mund t’i përgjigjen kësaj pyetjeje”, tha ai.

Në fund, ai i uroi Kosovës dhe Serbisë që të vendosin “marrëdhënie të ngrohtë” mes vete dhe t’i ngrenë ambasadat në kryeqytetet e njëra-tjetrës.

“Unë do t’u uroja siguri nga COVID-19, punë dhe prosperitet, ndërsa rimëkëmbet ekonomia, një fund të korrupsionit dhe marrëdhënie më të ngrohtë për Kosovën dhe Serbinë, përfshirë ambasadat në kryeqytetet e tyre”, tha Serwer. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

27 December, 2025
“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

27 December, 2025
Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

27 December, 2025
Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

27 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result