Skuadra e Seviljës, që është ekipi rekordmen i Liga Evropës, duke arkëtuar gjashtë trofe dhe tani ka një arsye më shumë për të arritur në finalen e madhe, pasi ajo do të zhvillohet në shtëpin e tyre, në stadiumin “Estadio Ramon Sanchez Pizhuan” më 18 maj.
Qyteti i Seviljës është përfshirë nga emocionet e përballjes me Uest Hemit, që si çdo skuadër angleze pritet të mbështetet nga një numër i madh tifozësh. Gjithsesi, në Spanjë kanë përgatitur një befasi të hidhur për ultrasit e “Çekiçëve”.
Në disa sektorë të stadiumit që mund të mbushen me tifoz anglez, bileta do të kushtojë plot 9.999 euro! Te Sevilja i druhen eksodit të anglezëve, dhe kanë zgjedhur të rrisin në mënyrë të frikshme çmimet e biletave për të pasur sa më pak mbështetës të Uest Hemit në sfidën e zhvilluar.