Sevilla, Juventus, Bayer Leverkusen dhe Roma janë skuadrat e kualifikuara në gjysmëfinalet e Europa League.
Skuadra spanjolle fitoi 2-0 ndaj Manchester United dhe siguroi kualifikimin falë rezultatit të përgjithshëm 4-2. En Nesyri dhe Loic Bade ishin autorët e golave për ekspertët e këtij turneu.
Ndërkohë, Juventusi e mbylli në barazim 1-1 transfertën ndaj Sportingut të Lisbonës, por u kualifikua falë triumfit 1-0 në Torino.
Roma fitoi 4-1, pas kohës shtesë ndaj Feyenoord, duke vijuar më tej aventurën në kompeticionin e vogël evropian.